Kemoterapia

Share on:
Post on Facebook Twitter
Add to your del.icio.us Digg this story
Kemoterapia

Nje nder shtyllat kryesore ne terapine kunder semundjeve malinje krahas operacionit dhe rrezatimit eshte edhe kemoterapia. Ajo ka per qellim shkaterrimin e qelizave malinje te tumorit me substanca kimike ose citostatike te cilat atakojne keto qeliza gjat procesit te shumezimit te tyre.Substancat kemoterapeutike ( citostatiket) kane efekt ne tere organizmin dhe mund te aplikohen si infuzione ( ne vene) apo si tableta ( permes gojes) Te gjtha llojet e kemoterapise per mjekimin e semundjeve malinje te organeve gjenitale femerore dhe te gjirit aplikohen ne Kliniken Gjinekologjike Gjermane sipas protokoleve nderkombetare.

 

Nje nder shtyllat kryesore ne terapine kunder semundjeve malinje krahas operacionit dhe rrezatimit eshte edhe kemoterapia. Ajo ka per qellim  shkaterrimin e qelizave malinje te tumorit me substanca kimike ose citostatike te cilat atakojne keto qeliza gjat procesit te shumezimit te tyre. Me kete rast edhe disa qeliza normale te organizmit si ato te palces kockore, te cilat shumezohen me shpejt se qelizat jtera, mund te atakohen  nga keto substanca.

Efekti sistemik i kemoterapise

Per dallim nga operacioni dhe rrezatimi te cilat kane efekt lokal, kemoterapia ka efekt sistemik pra ndikon ne tere organizmin. Ne kete menyre mund te atakohen qelizat malinje te perhapura ne tere organizmin.

Si aplikohet kemoterapia

Ekzistojne me teper se 50 lloje substancash qe bejne pjese ne grupin e citostatikeve. Ato mund te aplikohen si infuzione ( ne  vene) apo si tableta ( merren permes gojes). Kryesisht aplikimi intravenoz eshte me i shpeshte dhe ka efekt me te mire. Varesisht nga lloji i tumorit, stadiumi i perhapjes se tij dhe gjendja e pergjthshme e pacientit zakonisht kombinohen 2 ose 3 substanca citostatike  dhe aplikohen ne cikle.

Cilat jane efektet anesore te kemoterapise

Meqenese citostatiket atakojne qelizat qe jane ne shumzim ( cikel i ndarjes se qelizave) me te shpejte si qelizat malinje ata sulmojne edhe qeizat normale si ato te palces kockore ose te organeve gjenitale, nervave etj. Si pasoje kemi efektet anesore siq jane: zvoglimi i qelizave te gjakut ( anemi, renje e leukociteve me rrezik per infeksione, renje etrombociteve me rrezik per gjakderdhje), renje te flokeve, dhimbje dhe therrje ne periferi te duareve dhe kembeve ( mbaresat nervore), vjellje dhe plogeshti e pergjthshme.

 

Te gjtha llojet e kemoterapise per mjekimin e semundjeve malinje te organeve gjenitale  femerore dhe te gjirit aplikohen ne Kliniken Gjinekologjike Gjermane sipas protokoleve nderkombetare duke marre parasysh pervojen gjermane.

 

 

 

 



- Për më shumë informacione ju lutem pyetni mjekët e DFK-së KLIKO KËTU >>