Mbrojtja nga shtetzenia e padeshiruar (Kontracepcioni)
Me kontracepcion nenkuptojme pengimin e shtatzenise se padeshiruar pa patur nevoje per abstinence seksuale
Mbrojtja nga shtetzenia e padeshiruar (Kontracepcioni)
Me kontracepcion nenkuptojme pengimin e shtatzenise se padeshiruar pa patur nevoje per abstinence seksuale
Egzistojne shume metoda me anen e te cilave mund te pengohet shtatzenia e padeshiruar. Keto metoda quhen metoda kontraceptive.
Shtrohet pyetja se cila metode eshte me e pershtatshme. Kjo metode do te duhej te mbroje 100%, te jete e durueshme ne menyre absolute, te aplikohet pa problem, te jete e lire dhe te jete kudo ne dispozicion. Nje metode e tille ideale kontraceptive nuk ekziston.Per te zgjedhur se cila metode eshte me e mira per nje femer duhet bere kompromise.
Aresyet per te zgjedhur nje metode jane :siguria, aplikimi i thjeshte, efektet e paketa anesore dhe pershtatshmeria. Rreth 2/3 e femrave gjat jeteses se tyre i nderrojne metodat kontraceptive varessht mga situata dhe mosha e tyre.
Siguria e mje metode kontraceptive matet ne baze te te ashtuq. PEARL-INDEX (paraqet numrin e shtatzenive te 100 femra ). Psh Pearl Indexi 2 dmth prej 100 femrave seksualisht aktive 2 mbesin shtatzene; ose psh Pearl Indexi 0,2 dmth prej 1000 femrave 2 mbesin shtatzene.
Me poshte do te pershkruajme metadat e ndryshme kontraceptive, anet pozitive dhe negative te tyre si dhe situatat kur duhet te aplikohen
I.Metodat natyrore ( abstinence)
Ekzistojne metoda te ndryshme te e abstinences ne ditet fertile
Metoda kalendarike ( Knaus Ogino )
Ne baze te percjelljes se ciklit menstrual cikli me i shkurte dhe ai me i gjati. Psh:.
Cikli me i shkurte: 26 dite minus 17 = 9 ; Cikli me i gjate : 34 dite minus 13 = 21
Nga keto te dhena fitohet periudha e ferztilitetit ( kur femra mund te mbetet shtatzene) prej dites se 9. deri ne diten e 21. te ciklit menstrual.
Duhet theksuar se kjo metode eshte shume e pasigurte dha ka Pearl indexin 15-38
Metoda e matjes se temperatures: matet temperatura ne vagine , ne mengjes dhe ne baze te ngritjes se temp percaktohet koha e ovulacionit.Edhe kjo metode mund te jete jo e sigurte.
Metoda sipas Billing ( metoda e ovulacionit) : Shfrytezohet ndryshimi i mukusit - lengut te qafes se mitres ( shtim i sasise, konsistences) nen ndikimin e hormonit estrogjen per te percaktuar se kur vjen deri te ovulacioni.
Faza e abstinences seksuale do te duhej te jete prej fillimit te daljes se mukusit deri 4 dite pas sasise maximale.
Metoda e nderprerje se maerdhenies seksuale ( coitus interruptus). Eshte metode shume e pasigurte sepse spermiet mund te dalin para ejakulacionit. Kjo forme nuk duhet te aplikohet si metode e rregullte kontraceptive.
Pearl indexi 20
II.Metodat lokale ( me bariere)
Me ane te ketyre metodave pengohet depertimi i spermes ne miter te femres dhe me kete edhe kontakti i qelizes veze me spermatozoide.
Kondomi per mashkull (Preservativ)
Kondomi eshte nje nder metodt me te vjetra kontraceptive dhe nje nder metodat e pakta qe perdorin mashkujt per kontracepcion. Te kjo metode eshte me rendesi te perdoren kondome kualitative dhe qe nuk iu kane kaluar afati i perdorimit. Aplikimi duhet te jete sipas udhezimeve. Ana pozitive e kesaj metode eshte se mund te sigurohet shpejte dhe kudo ( barnatore, shitore etj) si dhe eshte nder metodat e rrall qe mbrone nga semundjet e bartura me rruge seksuale ( HIV-AIDS, infeksionet bakteriale dhe virale- si HPV, Herpes ). Ne anene tjeter duhet theksuar se kjo metode nuk eshte edhe aq e sigurte ngase shpesh behen gabime gjat venjes ose heqjes se kondomit
Pearl indexi per kete metode eshte 3-3, 6
Kondomi per femer dhe Diafragma vaginale jane metoda te cilat perdoren me rralle, kerkojne stervitje te femres per ti perdorur keto mjete ne menyre te drejte dhe nuk jane metoda te sigurta ( Pearl indexi deri 20).
Spiralja intrauterine ( IUP)
Spiralja intrauterine (Intrauterinpessar, IUP) eshte emertuar keshtu ngase produktet fillestare kane qene ne forme spiralje.Spiralet e sotme kane nje gjatesi prej 3-4 cm, forme te shkronjes T dhe jane te mbeshtjellura me nje tel prej bakri. Modelet me te perdorura sot jane i ashtuquajturi multiload- dhe T pesari i bakrit.Ne pjesene poshtme spiralja ka nje pe i cili sherben per te menjanuar spiralen pas
5piralja vendost ne miter nga mjeku-gjinekolog dhe ate ne kohen e menstruacionit kur qafa e mitres ne kete kohe eshte pak e hapur dhe kjo lehteson proceduren e venjes se saj. Pas menstruacionit te ardhshem me ultraze kontrollohet pozita korekte ( in situ) e spirales ne miter. Ne pergjithesi spiralja mund te qendroj ( dhe te fuksionoj) pa problem 3-5 vjet. Pearl indexi eshte 0,3-3
Mirena
.Mirena eshte spirale hormonale e quajtur edhe intrauterinsystem, (IUS), eshte poashtu spirale ne forme te shkronjes T e cila per dallim nga spiralja klasike liron ne miter sasi te vogla te hormonit levonorgestrel. Vendosja e mirenes eshte si ajo e spirales dhe ka efekt mbrojtes ndaj mbetjes shtatzene deri 5 vjet..Pacientet me faktoret e rrezikut si tendenca per tromboze ose ato qe konsumojne duhan duhet te jene nen mbikqyrje dhe eventualisht ti shmangen perdorimit te kontracepcionit hormonal edhepse aplikimi i Mirenes paraqet nje rrezik ekstrem te vogel.Pearl indexi 0,2
Nuvaring
Unaza kontraceptive (Nuvaring) paraqet metode mbrojtese hormonale.Perbehet prej materili flexibil ( material plastik) dhe mund te vendoset prej vet femres njehere ne muaj ne vagine.Gjat tri javeve vijuese duke qendruar vazhdimisht ne vagine kjo unaze liron hormone dhe mbron nga shtatzenia duke penguar ovulacionin ( lirimin e qelizes veze).Pas tri javesh menjanohet unaza nga mitra. Nje jave behet pauze dhe ne kete kohe femra ka gjakderdhje menstruale.Pas nje jave vehet unaza kontraceptive e re.
III Sterilizimi
Eshte metode ireverzibile ( e pakthyeshme). Cifti qe defintivisht ka perfunduar planifikimin familjar dhe paraprakisht eshte keshilluar ne menyre te detajuar mund te aplikoj kete metode.
Sterilizimi i mashkullit (Vasektomia): eshte metode e lehte ku permes nje operacioni te vogel ( ambulantor) nderprehen perquesit e spermes( vasektomi). Ky operim kryhet ne anestezi lokale. Ketu duhet theksuar se mashkulli i sterilizuar mbetet ende fertil edhe per rreth 3 muaj..Pas sterilizimit te mashkullit gjat orgazmes nuk lirohet me sperme por veem leng i prostates.Pra strilizimi nuk ndikon fare negativisht ne jeten sexuale te mashkullit.Sa i perket refertilizimit ( berja e serishme „i frytshem“) eshte me i thjeshte se te femra. Kjo mund te behet permes ribashkmit te perqueseve (kanaleve) te spermes ( intervenim mikrokirurgjik). Fatkeqesisht kjo metode aplikohet shume rralle. Pearl indexi eshte 0,1 bis 0,3.
Sterilizimi i i femres (nderprerja e veperqueseve-i tubave)
Nderprerja e tubave kryhet me narkoze te plote. Ky sterilizim mund te behet permes intervenimit mikrokirurgjik ( Laparoskopi) ose ne kuader te ndonje operacioni tjeter ( psh me rastin e prerjes cezarike) .Me kete rast veperquesit (tubat) mund te nderprehen ne menyre klasike (prehen), mbyllja e tubave me klip ose me termokoagulim.
Sterilizimi i femres nuk ka kurrfar pasojash ne metabolizmin hormonal, ne ciklin menstrual dhe ne jeten seksuale te femres.
Refertilizimi i femres eshte metode me e veshtire se sa ai i mashkullit.
Meqenese, siq cekem me larte, kjo metode eshte praktikisht e pakthyeshme kerkohet nje keshillim intenziv i gjinekologut para se te merret vendimi definitiv.Ne te kunderten vendimi i shpejte dhe emotiv mund te sjlelle me vone probleme psiqike.Pearl indexi per kete metode eshte 0,2 deri 0,3
IV:Kotracepcioni hormonal
Penguesit oral te ovulacionit: Barnat, te ashtuquejtura „ antibaby pilula“ eshte nje nder metodat me te shpeshta te konttracepcionit.Psh ne Gjermani me teper se gjysma e femrave perdorin kete metode per te shmangur shtatzenine e padeshiruar.Antibaby pillulla permbane hormone sexuale femerore ( estrogjene dhe progesterone) dhe permes tyre pengon ovulacionin ( pjekjen e qelizes veze) te femra.Mungesa e ovulacionit I pamundeson qelizes veze qe te vjen ne kontakt me sermatozide pra mungon procesi I fekondimit dhe me kete pengohet shtatzenia. Kjo metode ne te vertete eshte kopje e gjendjes se organizmit kur eshte shtatzene dhe nuk lejohet qe edhe nje qelize veze pas nje muaji te fekondohet.Pearl indexi eshte prej 0,1 deri 0,9 Ketu duhet theksuar se antibaby pilula nuk mbron nga semundjet e bartura me rruge seksuale .
Dalja ne treg e antibaby pillullave vitetev ete 60ta ka bere revolucion seksual .Sot femrat kane ne dispozicion per tu mbrojtur nga shtetzenia e padeshiruar edhe medikamente hormonale te cilat aplikohen ne forma tjera siq jane:preparatet e gestagenit ne forme depo si shpric ( injekcion) tremujor me rruge intramuskulare ose si implantat hormonal per disa vite ( aplikim ne pjesen e siperme te dores (llere) dhe kontrcepcioni me te ashtuquejturin unaze e cila futet ne vagine dhe per cdo dite liron sasi te vogla te hormoneve.
Shprici tremujor:Te kjo forme e kontracepcionit injektohet ne muskul cdo 3 muaj nje preparat me doza te larta te te hormonit gestagen. Me kete rast pengohet ovulimi, frenohet procesi i proliferimit ( shtimit) te mukozes se mitres dhe mukusi i qafes se mitres nuk lejon spermatozidet te futen ne miter.Efektet anesosre jane: kokedhimbja, depresioni:, renje e deshires per sex, shtim i peshes , paraqitja e akneve dhe renje e lehte eflokeve. Ne te shumten e rasteve kemi crregullim te ciklit me gjakderdhje te pakta por te vazhdueshme si dhe shpesh edhe me mungese komplete te menstruacionit. Problem te posaqem paraqet normalizimi i ciklit pas nderprerjes se marrjes se ketyre depoprepateve, gje qe mund te zgjat disa muaj. Per kete shjkak kjo metode u preferohet ketyre femrave: atyre qe kane perfunduar planifikimin e familes dhe atyre qe kane probleme ne marrjen e antibaby pillullave.Pearl indexi:0,3 - 0,88Se fundi ka dale ne treg nje preparat me doza te ulta te gestagenit ( 31%) me te ulta se sa prep e pershkruara me larte dhe qe injektohet nen lekure. Ky medikanet quhet Sayana dhe ka nje Pearl-Index prej 0,0
Hormonimplantati (Implanon): Ky preparat paraqet nje shkopth plastik me gjatesi 4cm ne te cilen eshte inkorporuar hormoni Etonogestrel (Gestagen).. Pasi qe shkopthi te futet ( implantohet ) nen lekure te lleres ( extremiteti i siperm) liron ne menyre te vazhdueshme sasi te vogla hormoni. Mekanizmi i veprimit eshte sikur preparatet tjera
hormonale.Mbron nga shtatzenia rreth 3 vite. Pas 3 vjetesh duhet te nderrohet shkopthi
Evra flasteri: Eshte metode kontraceptive ne forme flasteri i cili ngjitet ne lekure ( ne pjese te ndryshme, perpos ne gjinje) dhe i cili liron periodikisht sasi te vogla te hormoneve ( Ethynilestradiol dhe Norelgestromin).
Flasteri duhet te ngjitet 3 jave rresht ( nderrohet) cdo jave. Java e 4te mbetet pa flaster.
Pearl-Indexi: von 0,9 - 99
V.Kontracepcioni postkoital - emergjent ( ang:"morning-after pill"—gjerm: pille danach)
Ne rastet kur ndonje metode tjeter kontrcepcioni nuk ka funksionuar ( psh femra ka harruar te marre tabletat kontraceptive, ose kondomi eshte demtuar) dhe ne rastet kur nuk eshte perdorur kurrfar metode kontraceptive me rastin e maredhenies seksuale eshte e mundur qe te pengohet shtatzenia e padeshirueshme. Ne keso situata te padeshiruara ekziston i ashtuquejturi kontracepcion me tableta pas maredhenies ( morning after pill, pille danach qe don te thot pillulle pas maredhenies). Ky medikament pengon shtatzenine ne rreth 80% te rasteve. Kete metode duhet kuptuar si mjet kontraceptiv vetem ne rasst te "fatkeqesise" dhe jo si metode te rregullte kontraceptive.Poashtu duhet theksuar se ky medikament nuk eshte mjet per abortim siq eshte psh prep Mifigyne ( pra nuk ndikon ne rastet kur qeliza veze e fekonduar eshte ngjitur ne mukozen e mitres ). Preparatet ne treg:Duofem, Levogynon, Unofem.
VI. Nderprerja e shtetzenise
Nuk duhet te konsiderohet si metode per planifikim familjar pra as si metode kontraceptive. Fatkeqesisht ne vendet e pazhvilluara dhe ne ato ne zhvillim e siper si Kosova eshte forme e cila aplikohet ende me te madhe per planifikim familjar.
Cila eshte metode e me ideale per ju?
Nese ju nuk jeni te kenaqur me metoden kontraceptive qe jeni duke e perdorur kjo mund te jete pasoje e veprimeve anesore te saj apo edhe pasoje e situates dhe fazes jetesore ne te cilen tani ndodheni.
Per te pare se keni zgjedhur metoden me te mire dhe ne pergjithesi para se te vendosni per nje metode duhet te pergjigjeni ne keto pyetje:
1.A jeni person i perpiket?
Metodat natyrore dhe marrja e pilulave kerkon te jeni e disciplinuar.
2. A eshte me rendesi per ju qe maredhenien sexuale ta perjetoni spontanisht?
Marrja e pilulave dhe spiralja ju mundesojne qe para aktit seksual te mos koncentroheni ne ate se si te mbroheni dhe ju mundesojne relaxim te plote.
3. A konsumoni duharn?
Disa studime kane treguar se femrat te cilat konsumojne duhan, jane mbi moshen 35 vj kane rrezik me te larte qe te semuhen nga sem kardiovaskulare nese perdorin preparate hormonale
3.Per momentin a ju mungon nje partner i rregullte ?
Keni kujdes nga HIV-Aids. Partneri i ri ose i perkohshem mund te jete i infektuar nga sem e ndryshme. Rreziku i infeksionit me HIV_AIDS shume shpesh nuk vleresohet sa duhet.Shume nga ata qe tashme jane infektuar nuk jane te vetedijshem per kete.Bisedoni me partnerin e ri. Edhe ai mund te kete frike se ju jeni e infektuar.Kryerja e testit per HIV-Aids infeksion ju bene te sigurte. Me pare ne keso situatash perdorni me mire kondomin si mjet kontraceptiv.
4. A jeni bere nene para nje kohe te shkurte?
Ne fazen e lehonise dhe ate 6 jave pas lindjes ju mund te mbeteni shtatzene. Dhenia gji e femiut nuk ju mbrone nga shtatzenia ( kjo eshte bestytni e e femrave te vjetra).
5. A vuani nga sem kardiovaskulare ?
edhe ne keto raste nuk preferohet perdorimi i preparateve hormonale.
Per fund ju preferoj te gjitha femrave qe deshirojne te fillojne me ndonje metode kontraceptive dhe atyre qe ne situaten ne te cilen aktualisht ndodhen deshirojne te nderrojne metoden te cilen jane duke e aplikuar qe te konsultohen me gjinekologun.
Dr.Dr.med Naim Shabani
Gjinekolog-obsteter
Patolog-citolog
tel : 044 677- 333 (Kosove)
00491743838705 (Gjermani)
drnshabani@hotmailcom
- Për më shumë informacione ju lutem pyetni mjekët e DFK-së KLIKO KËTU >>