Anomalite e mitres

Share on:
Post on Facebook Twitter
Add to your del.icio.us Digg this story

Zhvillimi jonormal i mitrës (anomalitë) i hasim në 0,1-3,2 % të femrave. Shumë femra nuk e dinë fare meqenëse këto anomali nuk kanë ndikim në shtatzëni. Anomalia më e shpeshtë e mitrës është uterus subseptus (kur mitra është e ndarë më një mur plotësisht ose pjesërisht). Kjo anomali është edhe shkaku kryesor i aborteve.
Diagnoza caktohet përmes ultrazërit ku kemi figurën e njohurs i “Sytë e hutit”:
 Ketu duhet cekur edhe  Uterus bicornis (mitra me 2 “brinjë“), ku mitra në vend të formës normale (si ajo e dardhës) ka një thellim në fund dhe merr formë të zemrës. Forma tjera të zhvillimit jonormal janë: Uterus unicornis (me një “bri“), uterus septus (hapësira e mitrës e ndarë me një mur të hollë) e deri te mitra e dyfishtë.

Preferohet që para se të planifikohet  një shtatzëni, të bëhet largimi anomalise se mitrës. Metodë standarde për këtë intervenim sot është histeroskopia operative.

  

Aborti spontan mund të jetë pasojë e ndryshimeve organike apo funksionale në organizmin e femrës. Uterus subseptus mund të jetë një nga shkaqet organike të cilat rezultojnë me abort. Në këto raste mitra gjatë formimit si organ ka ngecur në zhvillimin e saj dhe si pasojë kemi mbetjen e një muri (septus) i cili ndanë pjesërisht (andaj edhe subsetus) hapsirën e mitrës në dy dhoma. Terapia në këto raste është operative. Operimi duket kësisoji: me anë të histeroskopisë (futje me kamerë përmes vaginës në mitër) bëhet prerja (mënjanimi) i këtij muri. Gjatë këtij intervenimi ekziston rreziku që të dëmtohet muri i vërtetë në fund të mitrës (përcillet me gjakderdhje, infeksione e deri te humbja e mitrës), andaj kjo procedurë duhet të monitorohet përmes laparoskopisë (LSK). Gjatë prerjes së septumit me dritën e kamerës së LSK përcillet trashësia e murit të vërtetë në fund të mitrës.

 



- Për më shumë informacione ju lutem pyetni mjekët e DFK-së KLIKO KËTU >>