Heqja e cistave te vezores ose vezores me LSK

Share on:
Post on Facebook Twitter
Add to your del.icio.us Digg this story

Formacionet cistike ne gjinje shfaqen kryesisht ne kuader te ndryshimeve degjenerative te gjirt.

 

Ndryshimet displastike fibrocistike (terminologji e vjetër) apo më mirë të themi mastopathia fibrose cistike, paraqet një gjendje ku përfshihen një grup i gjerë ndryshimesh në gjinj të karakterizuara me shtim të indit lidhor dhe shfaqjen e formacioneve cistike. Për dallim nga fibroadenoma, mastopathia nuk është tumor. Në disa raste kemi proliferim jo vetëm të indit lidhor, por edhe të qelizave të epitelit të kanaleve të qumështit dhe nëse ky proliferim shoqërohet me qeliza atipike, kemi të bëjmë me të ashtuquajturën mastopathi atipike ose displazike (të gjitha terme të vjetra). Në raste të tilla, mastopatia kalon në prapavijë të problemit dhe ne flasim për gjendje prekanceroze, siç është hiperplazia duktale atipike ose karcinoma in situ e gjirit. Vet mastopathia fibroze cisitke nuk është gjendje prekanceroze, por një ndryshim degjenerativ mjaft i shpeshtë te femrat.
Trajtimi i kësaj gjendjeje që shoqërohet me dhimbje të gjinjve është simptomatik (pra, në zvogëlimin apo zhdukjen e simptomave). Preparatet të cilat përmbajnë hormon progesteron, neutralizojnë veprimin e hormonit estrogjen në gjinj dhe ndikojnë në përmirësimin e simptomatikes të kësaj gjendjeje.



- Për më shumë informacione ju lutem pyetni mjekët e DFK-së KLIKO KËTU >>