Largimi i mitres ( Hysterektomia ) komplet me laparoskopi (TLH), i asistuar permes vagines (LAVH) ose largimi vetem i trupit te mitres duke ruajtur qafen e mitres (LASH)

Share on:
Post on Facebook Twitter
Add to your del.icio.us Digg this story

Heqja e mitres ( Hysterektomia) eshte e domosdoshme te semundjet e ndryshme siq jane miomet e mitres, gjakderdhjet e medha nga mitra, adenomioza dhe semundjet malinje. Kryesisht ky operim mund t ebehet me Laparoskopi. Nese ju sygjerohet nga gjinekologu i juaj qe te hiqet mitra dhe ju propozohet per lete te hapet barku ( te behet prerje) ju lutem na kontaktoni ne.Pothuajse ne mbi 90 % te rasteve mitra mund te hiqet me laparoskopi.

Mënjanimi i pjesshëm i mitrës: largimi i mitrës (Hysterektomia-HE) mund të bëhet edhe në atë formë që të heqim vetëm trupin e mitrës duke e ruajtur qafën e saj (Hysterektomia laparoskopike). Ky operacion kryhet në mënyrë elegante me Laparoskopi dhe është emërtuar LASH (Laparoscopic Suracervical Hysterectomy). Pas futjes me minikamerë në abdomen, mitra, në të dy anët shkolitet nga aparati mbajtës dhe në fund, në regjionin e qafës, ndahet komplet nga qafa e saj. Trupi i mitrës largohet nga abdomeni përmes copëtimit në formë të lëvoreve, sikur kur qërojmë mollën (me ndihmën e aparatit të quajtur thërrmues-morcellator).

Largimi komplet i mitrës: Hysterektomia komplete mund të bëhet komplet me LSK, andaj edhe është emërtuar TLH (Total Laparscopic Hysterectomy) ose pjesërisht me LSK e pjesërisht nga ana e vaginës (LAVH- lap. assisted vaginal HE).



- Për më shumë informacione ju lutem pyetni mjekët e DFK-së KLIKO KËTU >>