Kontrollime gjinekologjike dhe përkujdesje ndaj shtatzënave

Share on:
Post on Facebook Twitter
Add to your del.icio.us Digg this story

Te nderuar miq, Disahere ne praktiken tone te perditshme me ka ra te degjoj nga pacientet komentet pozitive ne stilin:" keso vizite gjinekologjike nuk kam patur deri tani", ose " doktor vajza nuk ka qene kurre te gjinekologu dhe po frigohet" etj. Kjo me inspiroi qe te shkruaj disa te dhena te pergjitshme ne lidhje me profesionin e mjekut gjinekolog dhe vet vizites gjinekologjike ne meyre qe femrat te cilat e kane "ankth" kete vizite per shkaqe te ndryshme ( pervoja te keqija nga ndonje vizite e mehershme) ose ato qe kurr nuk kane patur nje kontrolle te tille te marrin sadopak informata per kete teme. Lexim te kendshem

 

Gjinekologet dhe Vizita gjinekologjike

 

Dr.dr. med. Naim Shabani, Specialist i Gjinekologjise dhe Obstetrikes

Mjeket e femrave (gjinekologet):

jane mjeke te specializuar te cilet kujdesen per problemet gjinekologjike te femrave, per ecurine e shtatzenise dhe shendetin e femijes ende pa lindur ( ne mitren e nenes). Meqenese gjinekologu eshte nje person me rendesi ate e zgjedhin femrat me kujdes. Se i ciles gjini do te jete ai varet nga vendimi personal i pacientes. Me rendesi eshte te shiqohet qe ai ose ajo te jene kompetente, te kene pervoje ne profesion dhe pacientja te kete besim ne kete person.

Kontrolla gjinekologjike

Ka per qellim parandalimin si dhe zbulimin e semundjeve te organeve gjenitale femerore.
Kjo vizite e cila kryhet nga ana e mjekut- gjinekolog ka rendesi te madhe ne menyre qe semundjet siq jane kanceri i qafes se mitres dhe i gjirit te zbulohen ne stadiumin sa me te hershem. 
Prej moshes 20 vjecare preferohet qe cdo femer te shkoj te gjinekologu 1 here ne vite per kontrolle rutinore. Edhe vajzat e reja do te duhej te shkojne te gjinekologu per konsulte apo vizite nese: -deshiron informata ne lidhje me pubertetin,ciklin menstrual etj. -para planifikimit te maredhenjes se pare seksuale te informohen per metodat kontraceptive me te pershtatshme. -deri ne moshen 16 vj nuk kane patur menstruacionin e pare ose nese kane ndonje problem ne regjionin e organeve gjenitale.

Si duket nje kontrolle gjinekologjike

Secila kontrolle te mjeku pra edhe ajo gjinekologjike fillon me nje bisede ne mes te mjekut dhe pacientes, vazhdon me kontrollim gjinekologjik dhe se fundi perfundon me spjegimin e gjendjes, analizen e rezultateve dhe eventualisht pershkrimin e terapise.

Biseda e mjekut me pacienten

Ne kuader te bisedes ne fillim te vizites eshte me rendesi qe te merret anamneza pra te evindentohen te dhenat per : semundjet ose operacionet e meparshme te pacientes, paraqitja ne familje e semundjeve te posaqme si kanceri, semundjet e zemres, diabeti etj, crregullimet e ciklit menstrual, ankesat aktuale, marrja e rregullte e barnave, si mbrohet nga shtatzenia e padeshiruar dhe problemet aktuale ne jeten seksuale.

Kontrollimi gjinekologjik

Kontrollimi gjinekologjik behet ne karriken gjinekologjike e cila mundeson nje casje adekuate ne shiqimin dhe kontrollimin e organeve gjenitale femerore me ane te nje instrumenti te quajtur spekullum. Kontrollimi do te duhej te jete pa dhimbje nese pacientja eshte e relaksur dhe mjeku ose mjekja jane te kujdesshem. Me ane te spekullumit mund te shihen vagina dhe qafa e mitres. Me nje shkopth te vates mund te merret sekreti i vagines dhe te ekzaminohet nen mikroskop per pranine e ndonje bakterie patogjene ose infeksioni me mykera. Nga qafa e mitres me nje brushe speciale mund te merren qeliza te epitelit dhe materiali te dergohet ne laborator per ekzaminim citologjik ( PAP test). Pastaj behet kontrollimi bimanual i organeve te brendshme gjenitale ( mitres, vezoreve). Ne fund behet nje kontrolle me ultraze ku vizualizohen fshikeza e urines, mitra, vezoret si dhe strukturat perreth ne komblikun e femres.Ne kuader te vizites gjinekologjike gjithsesi duhet te behet edhe kontrollimi i gjinjeve te femres si dhe dhenja e keshillave per vetkontrollimin e gjinjeve nga pacientja nje here ne muaj ( pas menstruacionit kur gjiri eshte me i bute).

Vizita e pare gjinekologjike- nuk ka aresye per frike

Termini i pare per vizite gjinekologjike te vajzat e reja por edhe te femrat tjera te cilat per here te pare shkojne te gjinekologu shkakton ndjenja te perziera. Se pari pacientja ka ndjenjen se po futet ne boten e te rriturve dhe se dyti ekziston frika nga e panjohura. Ketu duhet theksuar se nuk qendron botkuptimi se te gjinekologu duhet te shkojne vetem femrat e martuara ose vetem femrat ne moshen kur mbeten shtatzene. Kete e them ngase kam perjetuar shume situata ne biseda njohje kur jam prezentuar me profesion mjek-gjinekolog dhe bashkebiseduesi qofte femer apo mashkull me eshte drejtuar me fjalet ne stilin nuk kam nevoje per ju sepse gruaja ime i ka perfunduar lindjet ose une tani jam ne moshen ku nuk planifikoj me lindje. Perkundrazi nga mosha 40 vjecare e tutje fillojne ne te vertet problemet gjinekologjike.
Vajzave te reja para se te shkojne ne viziten e pare gjinekologjike duhet tu spjegohet nga prinderit (ne kete rast nena) ecuria e nje kontrolle te tille ne menyre qe te mos kene frike. Mundesisht do te ishte ideale qe vizita e pare te behej nga nje mjeke femer.

Cilat jane detyrat tjera te gjinekologeve perpos vizites gjinekologjike

Gjinekologet perpos punes ne ordinance dhe kryerjes se vizitave gjinekologjike merren edhe me kontrollimin e gjinjeve, parandalimin dhe zbulimin e hershem te semundjeve te gjirit. Edhe te femrat e moshes se shtyre te cilat kane probleme te klimaksit gjinekologu bene kontrollimin dhe trajtimin e kesaj patologjie. Per shendetin e femrave shtatzena, mbarevajtjen e shtatzenise, zhvillimin e bebes si dhe lindjen dhe periudhen pas lindjes kujdesen gjinekologet.

Asistimi ne lindje

Kur nje femer shtatzene shkon ne klinike ose spital per te lindur ose ka nevoje per trajtim ne spital per shkak te semundjeve gjinekologjike per te kujdesen gjinekologet e klinikes. Ata kryejne lindjen normale ( spontane) ne bashkepunim me mamite dhe lindjen me operacion ( prerje cesarike).

Gjinekologet si operatore:

Poashtu gjinekologet jane edhe operatore. Ata operojne femrat me semundje gjinekologjike siq jane miomet e mitres, cistat e vezoreve, kanceri i mitres ose vezores si dhe kanceri i gjinjeve. Gjithsesi me mire eshte qe keto semundje e posaqerisht ato malinje ti parandalojme ose ti zbulojme ne fazen fillestare per te rritur gjasat per nje sherim te plote. Per kete do te flasim me gjeresisht ne artikujt e ardhshem.

Autori eshte eshte specialist i gjinekologjise me obstetrike dhe specialist i patologjise. Merret me te gjtha lemite e gjinekologjise dhe posaqerisht eshte i subspecializuar ne operimet laparoskopike dhe ne ato te kancerit.

Aktualisht eshte drejtor mjekesor i Klinikes Gjinekologjike Gjermane –Deutsche Frauenklinik ( DFK) ne Prishtine si dhe Bashkepunetor i lire ne klinikat Gjinekologjike ne Gjermani

 



- Për më shumë informacione ju lutem pyetni mjekët e DFK-së KLIKO KËTU >>